A është e vërtetë se nëse nuk i lëvizim buzët kur recitojmë suren El Fatiha në namaz dalim pa namaz?

Pyetje: A është e vërtetë se në rekatet e namazit nëse nuk i lëviz buzët kur reciton El-Fatihanë quhesh pa namaz?

Përgjigje: Allahu, xhele xhelaluhu, në Kuran ka thënë: “Lexoni nga Kurani një pjesë sa të keni mundësi kur falni namaz.” Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Namazi është i pavlefshëm nëse nuk lexohet El-Fatihaja.” Kështu që, El-Fatihaja duhet lexuar. Çfarë do të thotë lexim? Lexim do të thotë shqiptim, gërmëzim dhe nuk do të thotë lexim atë që njeriu mendon me mendjen e tij, ai quhet mendim, nuk tha Zoti në Kuran mendoni një pjesë nga Kurani kur të falni namaz, por tha lexoni dhe El-Fatihaja nuk mendohet kur je duke falur namaz, por duhet të lexohet. Kur lexon El-Fatihanë në namaz duhet të dalë frymë nga goja jote, përndryshe nuk quhesh se e ke lexuar.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon