Kam zbuluar se burri më tradhëton dhe për të mbuluar turpin më bën mua fajtore! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Kam zbuluar se burri më tradhton dhe për të mbuluar trupin më bën mua fajtore, çfarë më këshilloni?

Përgjigje: Në këtë rast i lejohet femrës të kërkojë divorcin, nëse do të durojë Zoti ia lehtësoftë, është e drejtë e saj. Përndryshe fetarisht në momentin që njëri prej bashkëshortëve zbulon tek tjetri tradhti, automatikisht e ka të drejtën e divorcit, vetëm nëse do ta fali e fal, e nëse e bën rrugë bëhet haram vazhdimësia e martesës, sepse nuk i lejohet në islam mashkullit të jetë i martuar me një femër imorale që bën zina dhe i ndalohet një femre muslimane, besimtare të ndershme që të jetë e martuar me një mashkull që vazhdimisht bën imoralitet dhe zina, ka ajet kuranor për këtë punë.
Pra, për rastin që përmendet në pyetje, nëse kjo e fal dhe ia fal këtë gabim është e drejta e saj, nëse ajo kërkon divorcin është absolutisht e drejta e saj dhe nuk i ka hyrë në hak këtij që vetëm njeri nuk është.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon