Kam zbuluar që burri im më ka tradhtuar, a kam shpërblim nëse e fal?

Pyetja: Kam zbuluar që burri im më ka tradhtuar, a kam shpërblim nëse e fal edhe pse ndihem e shkatëruar?

Përgjigja: Ky është një gabim i rëndë faktikisht, që bashkëshortët duhet të jenë shumë strikt tek kjo pjesë, sepse është zhgënjim i madh për një bashkëshorte kur merr vesh se burri i saj e ka tradhtuar, ashtu siç edhe një zhgënjim i madh për një bashkëshort nëse merr vesh që bashkëshortja e tij e ka tradhtuar, përveç që është mëkat i madh tek Zoti, përveç se është gjynah i madh tek Zoti i Gjithësisë, përveç se njeriu është shumë dobët në besimin e tij dhe në imanin e tij në momentin që bie në këtë mëkat, po kjo çon në shkatërrim të familjes. Si do të pozicionohet bashkëshorti ose bashkëshortja nëse merr vesh një gjë të tillë? Këshilla ime për hir të Zotit është që të falim në situata të tilla për hir të Zotit, për hatër të Zotit, po për hatër të familjes, për hatër të fëmijëve, shumë gjëra duhen menduar. Normalisht që është një përjetim shumë i dhimbshëm për një femër kur merr vesh se burri e ka tradhtuar, po kështu edhe nga krahu i burrit është një përjetim shumë zhgënjyes kur merr vesh se bashkëshortja e tij e ka tradhtuar, mirëpo unë mendoj që nëse pala që ka kryer fajin pendohet sinqerisht dhe shfaq shenjat e vërteta të pendimit duke hequr dorë nga kontaktet, duke qenë transparent në mënyrën se si komunikon me telefon apo me rrjete sociale, pra me të vërtetë shfaq pendesë, ndihet i keqardhur edhe shumë i prekur në shpirt për atë që ka bërë, atëherë ka hapsirë tolerance kjo pjesë. Kështu që nuk përbën ndonjë lloj problemi fetarisht në qoftë se e falim, dhe këshilla ime do të ishtë që të falet edhe nëse ka gabim, sepse njerëz jemi dhe gabojmë. Në këtë rast është gjysma e jetës ose gjysma e shpirtit ai që ka gabuar ose ajo që ka gabuar dhe unë mendoj që sakrifica për njëri tjetrin, dashuria për njëri tjetrin, jeta e ndërtuar bashkë, familja e ngritur bashkë nuk duhet shkatërruar për shkak të një gabimi. Dr. Imam Ahmed Kalaja.