Pyetje: Dua të bëj synet dy djemtë dhe do doja ta bëja synetin sipas adeteve islame, mirëpo do doja të gjeja një doktor i cili është fetar dhe ta bëjë sipas adeteve islame?
Përgjigje: Synetlliku nuk ka të bëjë fare me forma apo metodika, synetlliku është pastrim. Pra, pastrohet nga trupi i fëmijës ajo pjesë që duhet pastruar dhe që është obligim për t’u pastruar dhe me kaq mbyllet historia. Për prerjen nuk ka nevojë që të jetë fetar ai që e pret apo të ketë njohuri mbi fenë, nuk ka lidhje fare, pra nuk ka diçka që duhet bërë para apo mbrapa, apo duhet kënduar para ose mbrapa; të gjitha këto nuk kanë argument fetarisht. Synetlliku është heqja e një pjese nga vendi i duhur dhe të kryhet procedura ashtu siç duhet mjekësisht, klinikisht, higjenikisht e kështu me rradhë, pjesa tjetër nuk ka ndonjë procedurë fetare para apo mbrapa.
Dr. Imam Ahmed Kalaja