…Mbartja e fjalëve, thashethemet, domethënë gjë që konsiderohet tepër vepër e ulët. Pra, nuk mund të jetë në edukatën dhe në moralin e besimtarit të mbartë fjalë. Nuk mund të jetë në edukatën e muslimanit të përgojojë njerëzit. Për këtë arsye tha Zoti që mëkati i përgojimit është njësoj si t’i hash mishin dikujt mbasi ka vdekur. A mund të përfytyrohet një gjë e tillë? Është shumë e ulët. Thotë Zoti që edhe të përgojosh është e njëjta gjë, sepse ti duke përgojuar ul personalitetin dhe dinjitetin dhe prek në dinjitetin e njerëzve, gjë që është e shenjtë, ashtu siç trupi i njeriut është i shenjtë, si kur është i gjallë njeriu dhe pas vdekjes është i shenjtë dhe dinjiteti i njeriut gjithashtu është i shenjtë. Ndodhi që Profeti, alejhi selam, kërkoi prej njerëzve të varfër një natë që të jepnin lëmoshë. Dikush nuk kishte çfarë të jepte dhe ai ngriti duart dhe tha: “O Zot, nëse dikush më ka hyrë në hak, nëse dikush më ka prekur në dinjitetin tim, në personalitetin tim, o Zot unë meqë nuk kam çfarë të jap po ia bëj hallall.” Të nesërmen Profeti tha: “Ku është filani?” Ky u tremb, sepse mendoi që e ka marrë vesh Profeti që s’ka dhënë gjë dhe do ta përmendi para njerëzve. I tha Profeti: “Ty Zoti ta ka pranuar lëmoshën që ke dhënë mbrëmë.”
Pra, ky tha që o Zot ia kam bërë hallall çdokujt që ka prekur dinjitetin tim, sepse ai që të prek në dinjitet, ai që të prek në personalitet, ai që të prek dhe të akuzon kemi të bëjmë këtu me një goditje shumë të madhe për njeriun dhe këta njerëz u hyjnë në hak njerëzve duke i paragjykuar, duke i etiketuar, duke iu prekur dinjitetin e tyre dhe ky tha i kam falur, ua kam bërë hallall, kjo është një lloj lëmoshe për këta njerëz. Ti sikur ke dhënë shumë, sepse këta njerëz do të dënoheshin shumë sikur ti mos t’i kishe falur.
Dr. Imam Ahmed Kalaja