Pyetje: Cili është orari më i përshtashtatëm për të bërë dua (lutje) natën?
Përgjigje: Orari më i përshtatshëm për të bërë dua natën është koha kur Zoti i Gjithësisë zbret në qiellin e dynjasë. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: “Në momentin që mbetet prej natës një e treta e fundit, Zoti i Gjithësisë zbret në qiellin e dynjasë dhe Zoti i Gjithësisë në ato momente fton njerëzit duke thënë: ‘A ka ndonjë njeri që do të bëjë dua t’i përgjigjem duasë së tij? A ka ndonjë njeri që ka ndonjë kërkesë t’i përgjigjem kërkesës së tij? A ka ndonjë njeri që ka ndonjë dëshirë që t’i përgjigjem dëshirës së tij? A ndonjë njeri që kërkon falje prej Meje, t’i jap faljen time atij?’ dhe kjo ndodh çdo natë derisa të dalë drita e agimit.” Provoje që ta kuptosh vërtetësinë e këtij hadithi. Kur fillon një e treta e fundit e natës? Ndahet nata në tre pjesë, nga perëndimi i diellit deri në agim dhe një e treta e fundit quhet një e treta e fundit e natës.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.