…Kush vdes në ditën e xhuma shpresohet se ky njeri ka për të shpëtuar nga dënimi i varrit.
Po kështu shkak tjetër për të shpëtuar nga dënimi i varrit është vdekja në natën e xhuma. Çfarë do të thotë fjala natën e xhuma? Do të thotë të enjten në darkë, jo xhumanë në darkë. Ai njeri që vdes pas akshamit të ditës së enjte deri në agimin e ditës së xhuma in shaa Allahu teala është i ruajtur nga dënimi i varrit, se ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam: “Ai që vdes ditën e xhuma ose natën e xhumasë shpresohet që ky njeri do të shpëtojë nga dënimi i varrit.” Nata e xhumasë është nga akshami i ditës së enjtje deri në agim, ndërsa dita e xhumasë është nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Dr. Imam Ahmed Kalaja