Çfarë gjynahesh merr ai që përbuz një njeri për shkak të paraqitjes së tij?

Pyetje: A i hyn në hak një personi nëse e përbuz për shkak të pamjes së jashtme?

Përgjigje: Absolutisht që po. Futesh në disa ajete kuranore dhe futesh në disa hadithe të Pejgamberit, alejhi salatu we selam, që e kritikojnë këtë gjë dhe e konsiderojnë si tallje me Zotin e Gjithësisë. Sepse ti kur përbuz një njeri për shkak të paraqitjes që ka, ti po përbuz Krijuesin e asaj. Është njësoj sikur të shkosh te një pikturë apo te një skulpturë dhe ta shash, të thuash sa kot e paskan bërë, ti faktikisht po shan piktorin apo skultorin që e ka bërë nuk po shan pikturën dhe skulpturën. Një njeri që e përbuz një njeri për shkak të paraqitjes së tij, për ngjyrën etj., faktikisht kjo është tallje me Zotin e Gjithësisë dhe është mëkat i rëndë dhe i pafalshëm.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon