Pyetje: Si shpjegohet sprova që zgjat shumë?
Përgjigje: Allahu e din sekretin pse mund t’ia zgjasi dikujt një sprovë. Ibrahimit, alehi selam, nuk i dha fëmijë derisa shkoi 80-90 vjeç, i bie që t’i ketë zgjatur sprova shumë vite, s’u mërzit asnjëherë, nuk u ankua asnjëherë. Jakubi, alejhi selam, e humbi Jusufin, alehi selam, për dyzet vite dhe nuk u ankua, por duroi me durim të bukur. Zekeria, alejhi selam, tha: “U thinj koka ime o Zot, por nuk kam trashëgimtarë, megjithatë asnjëherë nuk kam mbetur i zhgënjyer prej teje o Zoti im, por do të doja që të kisha dhe unë një trashëgimtar.”, dhe Allahu ia dha pasi kokën e kishte me thinja. Kështu që, ne nuk i dimë sekretet e Zotit në sprova. I mençur është ai që e kupton që është në sprovë. Problemi më i madh i sprovës është kur njeriu nuk e kupton që është në sprovë. Nëse ti e kupton që je në sprovë është gjë e mirë, sepse ti e di që je në sprovë dhe duhet të durosh, duhet të bësh sebepet, s’duhet të mërzitesh dhe duhet t’i lutesh Zotit pandarë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja