Çfarë do të thotë nëse na hapet goja sa herë që vendosim sure nga Kur’ani?

Pyetje: Kam katër ose pesë vite që sa herë vë një sure në darkë na hapet goja intensivisht edhe mua edhe nuses, dhe në xhami më ka ndodhur disa herë, ndoshta nuk është normale që po ju pyes por kështu mendoj, çfarë do të thotë kjo?

Përgjigje: Është pastrim, inshaaAllah ju pastron Zoti nga smirërat, nga zilitë e njerëzve e kështu me rradhë, ndaj mësyshit mund të jetë, se nëse hapet goja kur lexohet Kuran, ose kur këndohet Kuran, ose kur prezanton në vende ku përmendet Zoti, kjo është pastrim për njeriun. Pra, mund të jetë ndonjë mësysh, mund të jetë ndonjë smirë, mund të jetë ndonjë e përfolur dhe kjo është lirim, pastrim, pra Zoti të pastron për këtë që të ndodh. Nuk ka asgjë për t’u bërë merak është në rregull situata, është mirë. 

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon