A të ruan hudhra nga syri i keq? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Kam dëgjuar se lihet hudhra përpara shtëpisë që të largohet mësyshi nga shtëpia?

Përgjigje: Po kur i bie mësyshi arës me hudhra për shembull, ose kamionit me hudhra, ose kur digjet shtëpia me gjithë hudhra, ose mullari, ose magazina që ka edhe hudhra brenda, si i bëhet? Të gjitha këto janë besëtytni dhe besëtytnitë në islam janë të ndaluara, sepse bien ndesh me fjalën: ‘La ilahe il Allah, Muhammedun rasulullah.” Kjo gjë është prej gjërave më të përhapura në trojet shqiptare, që hudhra e largon mësyshin. Si një histori ku bëri aksident shoferi me kamion, ai shyqyr që shpëtoi dhe eci 50 m lart derisa doli në rrugë kryesore, ishte gjakosur ishte bërë keq, i tha një plakë: “Po ç’pate?” ai tha: “Po çfarë të bëjmë, aksident.” Ia kthen plaka: “Po njeriu e mban një thelb hudhre me vete.” Shoferi i tha: “Aman o nënë, se ishte kamioni me hudhra, ti thua një thelb hudhre me vete.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.