A pranohen veprat e mira të njeriut nëse ai mban qen në oborrin e shtëpisë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A pranohen veprat e mira të njeriut nëse ai mban qen në oborrin e shtëpisë?

Përgjigje: Varet se pse e mban qenin, nëse ai e mban se e ka të nevojshëm s’ka problem, por nëse e mban për modë dhe që kur të dali shëtitje të marrë dhe qenin me vete, atëherë në këtë rast Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Një kirat vepra të mira i bie çdo ditë.” 

Pra, kur njeriu e mban qenin pa arsye njeri, një kirat, një mal Uhudi me sevape i bien çdo ditë. Ku ka mundësi njeriu që për një ditë të bëjë një mal Uhudi me sevape? T’i ha një mal Uhudi me sevape qeni.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon