A mund të falet namazi istihares për më shumë se një çështje? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A mund të falet  namazi i istihares për më shumë se një çështje?

Përgjigje: Pra, për shembull nëse ke një udhëtim, përveç udhëtimit ke edhe një martesë, përveç martesës do të blesh edhe një makinë, a mund bëjmë një namaz istihareje për të treja gjërat apo jo? Më e sakta është që ne duhet ta ndajmë dy rekat për çdo rast, pra për martesën istihare, për makinën istihare, për udhëtimin istihare; dhe nuk është e preferuar që të bashkohen të gjitha, sepse Profeti (salallahu alejhi ue selam) në hadith tha: “Nëse ndonjëri prej jush dëshiron ta bëjë diçka, por nuk është i bindur, nuk është i qartë, nuk është i vendosur, nuk është i sigurtë, atëherë për një çështje le të fali dy rekat namaz istihareje.”

Kështu që nëse kemi më shumë se një çështje, për çdo çështje duhet të bëjmë dy rekat namaz istihare, pra dy rekat që njeriu kërkon prej Zotit që Ai ta orientojë për zgjedhjen e duhur dhe për vendimin e duhur.
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.