A mund të agjërojnë nënat gjidhënëse?

Pyetje: Nënat gjidhënëse a mund të agjërojnë dhe nëse agjërojnë a pranohet agjërimi i tyre?

Përgjigje: Ka shumë njerëz që besojnë se femrës që jep gji i prishet agjërimi, pra mendojnë se në momentin që fëmija pi gji prej saj, pra mëkon fëmija, i prishet agjërimi, kjo s’është e vërtetë. Nëse një femër është gjidhënëse dhe agjëron, agjërimi i saj është i saktë, por i lejohet femrës që jep gji që mos të agjërojë dhe këto ditë i agjëron më vonë. Nëse nuk agjëron s’ka mëkat, nëse agjëron agjërimi i saj është i saktë. Pra, gjidhënia nuk e prish agjërimin, as nuk ia ul vlerat agjërimit. A i lejohet femrës gjidhënëse që mos të agjërojë për shkak të qumshtit, për shkak të fëmijës? I lejohet dhe këto ditë i agjëron më vonë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon