A mund ta ndajmë ushqimin për shpirtin e të vdekurit ditën e enjte?

Pyetje: A bën ta ndajmë ushqimin për të vdekurin ditën e enjte, se më ka vdekur prindi që dy muaj e është zakon tek ne që të ndajmë ushqim te enjteve për shpirt të të vdekurit?

Përgjigje: Pse të enjten për shembull dhe jo të premten? Pse të enjten dhe jo të mërkurën? Pra, është diçka që sheriati e ka lënë të lirë ti shkon dhe e kufizon ditën e enjte. Megjithatë nëse bëhet se kështu e kanë kohën e lirë, ditën e enjte jam më i lirë nuk kam angazhime dakord, por nëse bëhet se është mirë dhe sevap kjo punë kalon në bidat. Çdo gjë që sheriati, feja, e ka lënë të lirë dhe ti shkon e kufizon pa argument, pa pasur arsye, atëherë kjo quhet bidat. Pra, ja, diçka që sheriati ka thënë që ka sevap, është mirësi, të shpërndash ushqim për shpirt të të vdekurit mirë është, sevap i madh është, ti pse e bën ditën e enjte? Nëse e bën se mendon që kjo është më e mira fetarisht është bidat. Këta thonë që ne e besojnë, pra e kanë si zonë që besojnë që çdo të enjte është mirë të shpërndash ushqim për të vdekurin, kjo kalon në bidat.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon