Pyetje: Nëse njeriu kur nervozohet lëshon një mallkim dhe pastaj mallkon përsëri për herë të dytë, a merr gjynah?
Përgjigje: Nuk është mirë që muslimani të mallkojë. Mallkimi është me vend ose pa vend, nëse është me vend ndikon mbi personin i cili mallkohet e nëse është pa vend, dhe kështu ndodh në përgjithësi kur njeriu është i mërzitur, atëherë i kthehet mallkimi personit që ka mallkuar. Për këtë arsye konsiderohet mallkimi prej mëkateve të mëdha, prej gjynaheve të mëdha. Thotë Pejgamberi, salallahu alejhi we selem: “Nëse njeriu mallkon pa e merituar ai tjetri, mallkimi ngjitet për në qiell, nëse nuk është i drejtë i mbyllen dyert e qiellit, pastaj shkon djathtas i mbyllen dyert djathtas, pastaj shkon majtas i mbyllen dyert majtas dhe i kthehet personit që ka mallkuar padrejtësisht.”
Muslimani nuk duhet ta ketë në natyrën e tij mallkimin, Pejgameri, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Muslimani nuk është mallkues, nuk është sharës dhe ofendues, nuk flet fjalë të këqija.”
Mallkimi është natyrë femre, natyra e grave, muslimani nuk duhet të jetë i tillë duhet të jetë larg kësaj gjëje. Nëse njeriu mallkon pastaj pendohet, ka mallkuar pastaj pendohet dhe thotë: “O Zot më fal se bëra gabim.”, atëherë quhet pendim dhe Allahu e di më së miri!
Dr. Imam Ahmed Kalaja