Thuaj këto fjalë para gjumit!

…Një ditë Pejgamberi i Zotit, alejhi selam, i tha bijës së tij, Fatmës, radijAllahu anha, e cila i thotë: “O babë, sikur të na kishe gjetur një njeri që të na shërbente në shtëpi!” Pse? Sepse bijës së Pejgamberit, salallahu alejhi we selem, i ishin bërë duart me kallo nga puna dhe lodhjet. I tha Pejgamberi, alejhi selam: “Unë do t’ju jap një shërbëtor më të mirë sesa të jetë një njeri që t’ju shërbejë.” I tha: “Po.” Tha Pejgamberi: “Përpara se të biesh në gjumë thuaj 33 herë subhanAllah, 33 herë elhamdulilah, 34 herë Allahu ekber, është më mirë për ju dhe ndihmë më e madhe për ju sesa të keni një shërbëtor apo një shërbëtore që do t’ju shërbejë në shtëpi për punët e shtëpisë.”

Përmendja e Zotit, xhele xhelaluhu, dhikri, nuk ka si dhikri për t’i dhënë njeriut forcë dhe fuqi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon