A lejohet të vendosim lule tek varri?

Pyetja: Djali i vëllait tim u bë një vit që ka ndërruar jetë dhe desha të pyes a lejohet të vendos lule tek vendngjarja ku ka ndodhur aksidenti apo tek varri i tij?

Përgjigja: Ne vazhdimisht kemi theksuar faktin që në islam marrja e modeleve të gatshme nga të tjerët dhe kthimi i riteve të tyre në ritet tona, i zakoneve të tyre ne zakonet tona është e ndaluar në islam. Pasi distancimi, dallimi nga të tjerët, nga fetë e tjera, nga besimet e tjera, nga zakonet e tjera, nga traditat e tjera, në islam është bazike. Kështu që nuk mund të merret një traditë e gatshme nga të tjerët dhe ta bëjmë ne. Kështu që, të dyzetat, të pesëdhjetë e dytat, gjashtë muajt, viti, kurorat, lulet, buqetat, qirinjtë. Kanë dalë këto tani të gatshmet që janë me bateri, e merr atë , ai duket si qiri ose duket si vazo e vogël, shyp butonin, thjesht kur të vijë koha vendos baterine e re, e ndez edhe duket sikur është e ndezur gjithmonë.  Të gjitha këto nuk janë traditë islame…të gjitha këto nuk janë traditë islame as tek vendngjarja, as tek jo-vendngjarja, as tek varri, as tek shtëpia. Kështu që kjo nuk është nga traditat islame. Ajo që ne duhet të bëjmë për të vdekurin, është të lutemi për të, të japim sadeka për shpirtin e tij, të interesohemi a ka lënë borxhe që t’ia shlyejmë borxhet që ka lënë, t’i kërkojmë hallallikun ndokujt që ai mund t’i ketë bërë padrejtësi derisa t’ia marrim hallallikun, të mbajmë lidhjet me njerëzit e tij të dashur dhe me shokët e tij. Kështu i shërbehet të vdekurit dhe nuk i shërbehet të vdekurit me protokolle ceremonish, apo ceremoniale siç është dyzet ditëshi, apo pesëdhjetë e dy ditëshi, apo gjashtë mujorshi apo një viti. Edhe nëse këto rituale vishen me fe (vjen hoxha aty dhe këndon, apo bëjnë kelimei teuhid, apo bëjnë mevlud etj.).

Mveshja e këtyre traditave jo islame me rroba islame, nuk e bën islame. Derri mbetet derr edhe po i preve noçkën. Edhe po ia preve noçkën derrit si e ka emrin? Derr. Traditat jo-islame, mbeten tradita jo-islame edhe nëse iu futet brenda mevludi. Kështu që s’e bën mevludi hallall një gjë të tillë, apo nuk e kthen në një tradite islame një gjë të tillë. Ku e ke argumentin nga feja e Zotit? A ka ndonjë transmetim që Profeti (salallahu alejhi ue selem) kur i vdisnin shokët e tij apo fëmijët e tij, apo kur i ka vdekur bashkëshortja e tij, në krye të vitit bënte diçka? A ju jeni më të ditur apo Zoti? Doni t’i mësoni Zotit dhe fenë? T’i mësoni Zotit disa gjëra që s’i ka ditur Zoti? Çfarë po bëni? (Thotë Allahu në Kuran:) “Sot e plotësova fenë Time, i përsosa mirësitë e Mia ndaj jush dhe jam i kënaqur që si Zot të adhurohem këtë islam, që u mbyll sot si fe.” Dhe nuk mund të bësh ti diçka që s’është fe e këtij ajeti e përpara, se thotë sot e mbylla, e plotësova, çdo lloj tentative tjetër është e gabuar dhe e dështuar. Edhe kjo tentativa e vjeçarit apo gjashtë mujorit apo këtyre muhabeteve, të gjitha janë tradita jo-islame. / Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për ta shikuar videon.