A duhet të përsëritet nikahu nëse hoxha nuk ka qenë prezent?

Pyetja: Janë dy persona të martuar, kanë kurorë dhe kanë fëmijë, mirëpo kur janë martuar nuk ka qenë hoxha prezent në dasmën e tyre dhe po ju thonë njerëzit që duhet ta përsërisni dhe një herë në prezencë të hoxhës?

Përgjigja: Nuk ka nevoje fare, përderisa ata kanë bërë dasëm, përderisa janë martuar. Qëllimi i nikahut cili është? Nikah çfarë do të thotë në gjuhën shqipe? Kurorëzim. Cili është qëllimi? Të vijë hoxha? Askund në librat e islamit nuk thuhet që qëllimi i nikahut është prezenca e hoxhës. Cili është qëllimi i nikahut në islam (i kurorëzimit)? Qëllimi i kurorëzimit në islam është, që njerëzit ta dinë që ky njeri është martuar me këtë njeri. Të ketë dëshmitarë, të ketë kujdestar, të ketë kushte, të ketë dhuratë, nëse  kjo realizohet pa hoxhë, u kry. Po pse ne vazhdimisht shkojmë në xhami?

Dakord nuk ka asnjë lloj problemi, shkohet në xhami, hoxha jep këshilla, porosi, i bën këto pyetje, që ndoshta njeriu nuk i bën dot vetë disa pyetje: a keni kushte ju për këtë kurorë që po lidhni me njëri-tjetrin apo s’keni kushte etj. etj.Hoxha e bën rolin, le të themi, e zyrtarit dhe e zyrtarizon më mire situatën, e orienton më mirë situatën, nëse ka ndonjë paqartësi, nëse kërkohet diçka që s’duhet të kërkohet, nëse vihet një kusht që bie ndesh me islamin, ky është pozicioni i hoxhës. Ata janë  të martuar, kanë bërë fëmijë, thotë si t’ia bëjmë ne, se i kanë thënë duhet të përsëritet?! Pse duhet të përsëritet?! Se nuk ka qenë hoxha?! Çfarë u bë hoxha?! Askund në islam nuk thuhet që qëllimi është të vijë hoxha aty, askund nuk shkruhet.

A, po erdhi hoxha normalisht që orienton situatën, këshillon e jep porositë që i jepen e të tilla gjëra, por nuk është kusht, apo nuk është qëllim në vetvete prezenca e hoxhës. Atëherë që një nikah të quhet nikah: kujdestari i vajzës të jetë prezent, vajza të japi pëlqimin, çuni të japi pëlqimin, të flitet për mehrin, të flitet për kushtet, të jenë prezent dy persona edhe me shumë (pra nga dy e lart).U plotesuan keto kritere?! Nikahu është bërë. E quajtën fejesë, e quajtën nikah, e quajtën martesë, e quajtën bashkëjetesë, le t’ia vënë emrin si të duan. I plotësojnë këto kritere: kujdestari, pëlqimi nga çuni, pëlqimi nga goca, mehri, kushtet, dëshmitarët. Ky quhet nikah në islam. Kështu që, nuk ka nevojë më të përsëritet. Pra gjithmonë vimë tek ajo e para fare: e folura e njerëzve të cilët nuk janë kopetent është problem shumë i madh. / Dr. Imam Ahmed Kalaja.  Kliko këtu për ta shikuar videon.