A lejohet të marrësh trashëgiminë e fituar në haram?

Pyetja: A është e ndaluar që fëmijët të trashëgojnë pasurinë e babait të tyre ndërkohë që ai këtë pasuri e ka ngritur me fitim haram, por ka ndërruar jetë?

Përgjigja: Pasuria që mund të fitojë prindi, nëse është siç përmendet në pyetje; e fituar me haram, është dy llojesh: pasuri e fituar në haram ku malli, ose prona, ose gjëja e tjetrit është trashëgimi, pasuri e fituar në haram ku faktikisht janë bërë marrëveshje tregti, shitblerje të cilat faktikisht në konceptin islam janë haram dhe është fituar para si pasojë e këtyre kontratave dhe marrëveshjeve. Pra, kemi dy situata. Në rastin e parë nuk lejohet të trashëgojnë dhe obligohen që ta kthejnë mallin dhe pasurinë tek të zotët e tyre, nëse është diçka konkrete e fituar në haram dhe padrejtësisht dhe është haku i tjerëvë, malli i tjerëve, trashëgimtarët obligohen e në qoftë se nuk e bëjnë këtë këta njerëz janë duke fituar edhe ata haram njësoj. Po nëse është bërë për shkak të marrëveshjeve për shkak të punëve, kontratave që mund të ketë pasur njeriu e tjerë e tjerë, por faktikisht këto kontrata kanë qenë haram: mall haram, punë haram e tjerë e tjerë dhe personi ka ndërruar jetë, dhe si pasojë e këtyre aktiviteteve haram që ka pasur ai tregtari për shembull ka fituar goxha pasuri dhe është në xhiro-llogarinë e tij? Themi në këtë rast ajo për trashëgimtarët kthehet hallall dhe e pastër, normalisht që ai që ka ndërruar jetë vuan, ndëshkohet, ndërkohë që për trashëgimtarët ajo është hallall dhe e pastër dhe nuk kanë ato asnjë lloj përgjegjsie për ato që ka bërë personi i cili ka ndërruar jetë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.