A duhet të trashëgojë një grua e ve nga pasuria e burrit të saj?

Pyetja: Ju lutem trajtoni pyetjen e mëposhtme: është një grua e ve pa fëmijë dhe vëllezërit e burrit i thonë që nuk lejohet që ajo të trashëgojë, pra nuk duan që t’i japin asaj prej trashëgimisë së bashkëshortit të saj?

Përgjigja: Kjo është një çështje të cilën e ka trajtuar vetë Zoti në Kuran kur thotë: “Nëse dikush prej jush vdes, pra ndërron jetë dhe ka lënë një bashkëshorte dhe fëmijë bashkëshortes i takon 1/8 e pasurisë, nëse dikush prej jush ndërron jetë dhe ka lënë bashkëshorte, por nuk ka fëmijë atëherë bashkëshortes i takon një e katërta e pasurisë. Ndërsa nëse vdes bashkëshortja dhe ka fëmijë burri trashëgon 1/4 e pasurisë, nëse vdes bashkëshortja dhe nuk ka fëmijë burri trashëgon gjysmën e pasurisë.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.