A lejohet të dëgjosh ilahi me muzikë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A është e lejuar të dëgjohen ilahitë me muzikë?

Përgjigje: Nuk është e lejuar të dëgjohen ilahitë të cilat kanë muzikë, ose kanë përmbajtje që bie ndesh me mësimet fetare, ose që kanë zë femre. Pra, nëse ilahia ka këto tre komponentë: ka muzikën, ka zërin e femrave, ose ka përmbajen e gabuar (ka ilahi që përmbajtjen e kanë të gabuar) nuk lejohen që të dëgjohen. Përveç kësaj të gjitha llojet tjera të ilahive është e lejuar të dëgjohen dhe Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja