Pyetja: A lejohet prerja e thonjve natën?
Përgjigja: Ne muslimanët nuk i besojmë këto bestytnitë: thonjtë natën, mos te lahemi ditën e premte, mos te qepim ditën e martë, mos të shihemi në pasqyrë natën; gjitha këto janë bestytni ose besime supersticioze, të cilat islami i ndalon dhe nuk lejohet në islam që të besohen gjëra të tilla. Pasi lidhja e fatit në jetë apo disfatës në jetë me gjëra që Zoti nuk i ka bërë shkak, konsiderohet në fenë tonë e papranueshme, konsiderohet në fenë tonë mëkat dhe gjynah, dhe quhet në gjuhën e islamit bestytni ose besime supersticioze të konsideruarit shkak për mbarëvajtjen apo për mosmbarëvajten, për fatin apo për mosfatin, për suksesin apo për disfatën e diçkaje që Zoti nuk e ka konsideruar shkak dhe arsye për këtë gjë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja