Si duhet të veprohet në lidhje me betimet e pambajtura?

Pyetja: Në lidhje me betimet e pambajtura si duhet të veprohet, a duhet patjetër të agjërojmë tre ditë edhe nëse kemi mundësi për ushqimin e dhjetë të varfërve?

Përgjigja: Le të kthehemi tek ajeti kuranor. Çfarë thotë ajeti kuranor? Thotë Zoti në Kuran: “Për ata njerëz që nuk i përmbahen betimeve të tyre duhet të ushqejnë dhjetë të varfër (nga mesatarja që ushqejnë familjen e tyre), ose t’i veshin dhjetë të varfër, ose të lirojnë një rob (skllav) nga skllavëria (robëria), e kush nuk ka mundësi njërën nga këto të treja atëherë le të agjërojë tre ditë.” Kështu që agjërimi vjen nëse s’ka mundësi të ushqejë dhjetë të varfër, nëse nuk ka mundësi të veshi dhjetë të varfër.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.