Cili është qëllimi për të cilin Allahu e obligoi femrën që të mbulohet?

Pyetja: Cili është qëllimi për të cilin Allahu e obligoi femrën që të mbulohet?

Përgjigja: Që mos të bjeri në sy, që mos të jetë tërheqëse, që mos të tërheqi vëmëndjen, që mos ta shqetësojnë e tjerë, ky ka qenë qëllimi i fesë. Për këtë arsye çdo gjë që çon drejt kësaj gjëje: tërheqjes së vëmendjes, rënies në sy, mahnitjes, joshjes; bëhet haram. Për këtë arsye dhe kjo gjë normalisht është e ndaluar, përveç nëse është për arsye shëndetësore, ka raste që e trajton lëkurën e saj në forma të caktuara, sepse është trajtimi mjekësor për shkak të pucrrave, për shkak të problemeve që mund të ketë, atëherë është një çështje tjetër. Ama që ta bëjë këtë se do të dali në publik, se do të takojë njerëzit, se do të duket; atëherë ka rënë ndesh me një nga qëllimet e obligimit të hixhabit për femrën muslimane. A mund të japim ne gjykim për një motër besimtare që e bën një punë të tillë? Jo, ne nuk gjykojmë për njerëzit, themi ky veprim është i ndaluar, kaq. Sepse jemi në një kohë që elhamdulilah që motrat muslimane falin namaz, elhamdulilah që motrat besimtare janë praktikuese të fesë, pastaj pjesa tjetër inshaAllahu teala vijnë duke u ndërgjegjsuar, duke i kuptuar gjërat më mirë e tjerë e tjerë. Por haramin nuk e bëjmë hallall dhe hallallin nuk e bëjmë haram. Gjykimi është ky, pastaj se çfarë bëjnë njerëzit, pastaj inshaAllah gjërat vijnë duke u kthjelluar, duke u qartësuar, duke u ritur besimi e tjerë e tjerë.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.