Pyetje: Është një temë që e kemi debatuar disa herë me shokët, kërkoj ndjesë që po ju pyes, a kishte Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) mace në shtëpi?
Përgjigje: Nuk ka argument. A është përmendur? Po, është përmendur. E kanë pyetur Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) për macet e shtëpisë. Normalisht nuk ka pasur mace në këtë kuptimin e sotëm, që shtëpiat marrin mace dhe i kultivojnë macet siç kanë pas kultivuar prindërit tanë delet, lopët, dhitë, pulat, tani kultivojnë macet dhe qentë, nuk bëhet fjalë për këtë lloj gjëje.
E rëndësishme, e kanë pyetur Pejgamberin (salallahu alejhi ue selam) për macet nëpër shtëpia, e pyetën: “Cili është gjykimi nëse macja pin në enë të ujit, këtë ujë a mund ta përdorim për abdes ose për gusëll?” Tha Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam): “Nuk ka asgjë, sepse macja sillet në shtëpiat tona ose në shtëpiat tuaja.” Pra, përderisa sillet është diçka që ka tolerancë, pra ka tolerancë përsa i përket jargës së maces.
Dr. Imam Ahmed Kalaja