Kur duhet të bëhet dhikri i namazit, pas farzit apo pas suneteve? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Kur duhet të bëhet dhikri mbas namazit, pas namazit farz apo pas namazit synet?

Përgjigje:  Dhikri mbas namazit bëhet pas farzit. Argumenti pse bëhet pas farzit është hadithi i Aishes (radijAllahu anhe). Nëna e besimtarëve Aishja (radijAllahu anhe) ka thënë: “Më ka këshilluar dhe porositur i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam), që mbas çdo namazi farz (në fund të namazit, pra me të mbaruar menjëherë) të them: 33 herë subhanAllah, 33 elhamdulilah, 33 herë Allahu ekber, pastaj: ‘La ilahe il-All-llahu uahdehu le sherike leh, lehul-Mulku ue lehul-hamdu ue huue ala kul-li shejin kadir.’,  pastaj lexohet ajeti kursij.”

Për këtë arsye ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selam) në hadithin e saktë: “Kush e lexon ajetin kursij mbas farzit s’ka gjë që e ndalon nga hyrja në Xhenet vetëm se po vdiq.”A mund të vdesi njeriu po iu tha futu në Xhenet robi Im? A ka mundësi të vdesi nga ky moment derisa të futet në Xhenet? S’ka, pra e ka të sigurtë Xhenetin. Ose kuptimi është: vetëm se është gjallë se vdekja e ka penguar nga futja në Xhenet. Domethënë aq i rëndësishsëm është leximi i ajetit kursij mbas farzit dhe bërja e dhikrit mbas farzit.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.