Pyetje: Kam një brengë që kur jam martuar. Bashkëshortja ime ka një fëmijë nga martesa e saj e parë, por kur jemi takuar kemi rënë dakord që këtë fëmijë mos të ma përmendi gjatë gjithë jetës sime dhe as ta takojë, pra ia kam ndaluar asaj një gjë të tillë dhe kemi rënë dakord. A kam bërë mëkat?
Përgjigje: Po wAllahi ke bërë mëkat të madh. A ka gjë më të rëndë sesa të bëhesh sebep që ta ndalosh një nënë nga fëmija i vet?! Nuk ka gjë më të rëndë. Dakord, ti mund të thuash nuk e rris dot fëmijën e tjetrit, është e drejta jote. Por jo ta ndalosh nënën.
Kjo tregon katilizëm në shpirt, kjo tregon ngurtësim të zemrës. Si mund ta ndalosh ti një nënë nga fëmija i saj?! A nuk e din ti se një pjesë e shpirtit të saj dhe e zemrës së saj është e lidhur me atë fëmijë?! Domethënë xhahilijeti na mbyti i thonë kësaj pyetjeje, injorancë e madhe në mesin tonë. S’ka lidhje fare.
E para gjë duhet të pendohesh tek Zoti, e dyta gjë duhet t’i kërkosh hallallikun gruas dhe e treta gjë duhet t’ia lejosh asaj që të takojë fëmijën e saj sa të ketë mundësi.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon