A ka argument që jacia sa më shumë të vonohet është më mirë?

Pyetje: A ka argument që jacia sa më shumë të vonohet aq më mirë është?

Përgjigje: Kur janë me xhemat besimtarët nëse e vonojnë jacinë s’ka asnjë problem, është mirë të vonohet një orë, një orë e gjysëm s’ka problem, varet edhe nga koha se mund të jetë nata gjithsej katër orë, s’mund ta vonosh një orë e gjysëm se të del nga gjysma e natës për shembull. Kështu që, varet nga koha dhe rrethanat, nëse janë me xhemat, nëse ka imam pëlqehet që të vonohet. Pejgamberi, salallahu alejhi we selem, nëse i shihte njerëzit që janë mbledhur e thirrte shpejt ikametin e jacisë, nëse shihte që njerëzit nuk janë mbledhur e vononte ikametin. Çfarë mëshire! La ilahe il Allah. Ishin njerëzit nëpër ara, në punë etj. e nuk ishin mbledhur akoma ai e vononte ikametin, kur shihte që kishin ardhur njerëzit e thirrte ikametin.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon