Pyetje: A është e mundur që një njeri që fal namaz të lozi dhe lloto? A është lloto haram?
Përgjigje: Është e mundur se ka të çmendur dhe budallenj sa të duash. Është e mundur që një njeri që fal namaz të luajë dhe lloto. Ka njerëz që falin namaz dhe bëjnë imoralitet, ka njerëz që falin namaz dhe merren me drogë. Është e mundur. Zoti kur ka thënë largojuni imoralitetit kujt i është drejtuar, jobesimtarëve apo atyre që falin namaz? Kur ka thënë Zoti mos pini verën kujt i është drejtuar, atyrë që falin namaz apo qafirave?
Mundet që një njeri që fal namaz të luajë lloto, kjo tregon se ai e ka imanin e dobët.
A është llotoja haram? Deri tani nuk di lloto hallall. Deri tani që po flasim të gjitha llojet e llotove janë HARAM, domethënë gjynah, mëkat i madh, nuk lejohet që muslimani t’i afrohet një vepre të tillë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja