A do të meremi në llogari për mendimet e këqija? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A do të merremi në llogari për mendimet e këqija?

Përgjigje: Absolutisht jo përderisa është çështje mendimesh, Allahu nuk të merr ty në llogari për mendimet që ke pasur. Pse? Sepse është diçka që njeriu nuk e kontrollon dot. Allahu i Lartmadhëruar, nuk ia merr në konsideratë umetit të Tij çfarë ka menduar me mendjen e tij. Pra, Zoti thotë Unë nuk jua marr për gjë të madhe një gjë të tillë. Dhe Allahu (xhele xhelaluhu) ka thënë në Kuran: “Allahu nuk e ngarkon njeriun tej mundësive të tij.” Dhe të menduarit, njeriu nuk mund t’i vendosë kufi, nuk mund ta kufizojë të menduarin e tij. Njeriut i vijnë në mend lloj-lloj mendimesh, çfarë nuk mendon njeriu, por kjo nuk do të thotë se ai do të japi llogari. Njeriu do të japi llogari për atë që flet, dhe njeriu do të japi llogari për atë që vepron, për atë që bën, ndërsa për gjërat e tjera përderisa nuk i flet, përderisa nuk i thotë, ose i lufton me veten e tij vazhdimisht dhe nuk ndjehet mirë, absolutisht nuk ka asnjë lloj shqetësimi, asnjë lloj problemi.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.