A bëjmë gjynah nëse e lëmë xhenazen vetëm? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Para dy javësh gjyshi ndërroi jetë dhe në një moment xhenazja ngeli vetëm ndërkohë që ne po rregullonim shtëpinë, nuk e di a kemi bërë mëkat dhe gjynah apo jo, sepse gjyshes i ka ngelur mendja vetëm aty?

Përgjigje: S’ka asnjë lloj detyrimi apo obligimi fetar që patjetër xhenazja duhet të ruhet nga një njeri i gjallë. Po ata që vdesin në luftë? Po ata që vdesin në mal? Ata që vdesin dhe i fusin në morg për shembull, që rri xhenazja vetëm? Është pjesë e respektit në rregull. Por që të jetë obligim apo detyrë, apo ka ndonjë tersllëk po e le vetëm xhenazen, apo mund të ketë ndonjë pasojë tek familjarët; të gjitha këto janë besëtytni që s’kanë lidhje me fenë e Zotit.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon