…Një djalosh është bërë sebep për shumë shokë të tij, të cilët sot janë në xhami. Djaloshi ngaqë frekuentonte fenë has në një bllokadë shumë të rëndë ndaj islamit nga familja e tij, derisa djaloshi tha po ndërroj rrugë dhe ndërroi rrugë. Mirëpo ndërroi rrugë keq fare, në ekstrem. Çfarë ndodhi? Babai i djalit më kërkon takim, tha: “A ka mundësi të bëjmë diçka që djali im t’i kthehet sërish xhamisë? Ishte shumë mirë aty ku ishte.” I thashë: “Po kush është fajtori për këtë?” Tha: “Lëre se unë e kam gjithë fajin.”
Mirëpo, po të shohësh ky djaloshi si kaloi nga xhami në një rrugë tjetër? Nëpërmjet shoqërisë. U lidh me një shoqëri e cila e tërhoqi. Ndërkohë që shokët e tij për të cilët ai u bë sebep që ata të vinin në xhami, u lidhën me shoqërinë e studentëve tjerë që frekuentojnë xhaminë, që janë besimtarë dhe janë shumë mirë me njëri-tjetrin, janë shumë aktiv me njëri-tjetrin, bëjnë punë, bëjnë punë sociale, shpërndajnë ndihma humanitare, janë shumë aktiv dhe shumë prezent në shoqëri. Shih se çfarë bën shoku i mirë apo shoku i keq. Në rastin e parë ky ishte shok i mirë për disa njerëz të cilët vazhdojnë aktivitetin në xhami, në rastin e dytë ky ra viktimë e një shoqërie të keqe. Pra, ka të bëjë shumë shoqëria dhe Kurani i kushton rëndësi, për këtë arsye dhe Profeti (alejhi selam) kësaj pjese i kushtonte shumë rëndësi dhe thotë: “Prandaj, le të shohë gjithsecili prej jush edhe një herë njeriun me të cilin shoqërohet.” Ti shih se çfarë dobie ke nga shoqërimi me këtë njeri, çfarë të ofron ky njeri në fund të fundit.
Dr. Imam Ahmed Kalaja