A lejohet ta përmendim Zotin në një vend ku ka alkol? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: A mund të përmendet Allahu në një vend ku ka dhe alkool?

Përgjigje: S’ka ndonjë argument që e ndalon. Për shembull ti je në nje vend, ndoshta në shtëpi, je në shtëpi dhe babai yt akoma nuk e ka hequr alkoolin nga shtëpia. A lejohet ta përmendësh Allahun në atë vend? Lejohet. A bën që të falesh në shtëpi ndërkohë që babai im ka alkool ose raki akoma? Bën. Je në një vend duke pirë kafe dhe aty në lokal mund të ketë edhe alkool, kur të pish kafe do të thuash bismilah. Je në kafe, po aty ka alkool në vitrinën tek banaku? Çfarë lidhje ka?! Unë do të bëj bismilah, do të përmend Allahun se do të pi kafen time dhe ujin tim. Në banjo nuk bën të përmendet Allahu, por në vende ku ka alkool nuk është në gjykimin e banjos. Kështu që mund ta përmendësh Zotin në vende ku ka alkool nuk ka asnjë lloj problemi fetarisht.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.