Për vëllezërit që i kushtojnë më shumë kohë shoqërisë sesa familjes! Gjendja e atyre që kanë humbur kohën kot Ditën e Gjykimit! – Dr. Imam Ahmed Kalaja

…Sepse do të kuptojnë sa kanë neglizhuar dhe sa mund të bënin për të përfituar, por nuk i kanë kushtuar rëndësi. Sepse llogarite që ti të dalësh në Ditën e Gjykimit me gjithë këto orë që ke parë filma, me gjithë këto orë që ke parë telenovela, me gjithë këto orë që ke parë sport, me gjithë këto orë që i ke kaluar në playstation, me gjithë këto orë që ke kaluar në facebook, në whatsApp apo në gjëra të padobishme, ose me qindra-mijëra orë duke pirë çaj dhe kafe për shembull. A nuk janë këto orë të cilat njeriu mund t’i shfrytëzonte në të mirë?!

Sikur këto orë t’i kishte shfrytëzuar me gruan e tij, kushedi se çfarë sevapi dhe shpërblimi dhe kushedi çfarë grade të lartë të Xhenetit do të kishte gjetur në ahiret. Sikur këto orë dhe minuta t’i kishte shfrytëzuar me nënën e tij dhe me babain e tij, ndoshta do ta fitonte Firdeusin pa llogari fare me grupin e parë që do të futet pa filluar asgjë në Ditën e Gjykimit, është një grup që do të futet direkt në Xhenet. Ose sikur ta kishte harxhuar këtë kohë në edukimin e fëmijëve të tij, duke u ndenjur pranë në kokë kur të bënin detyrat, apo kur duheshe të falnin namazin, apo duheshe të merrnin abdesin.

Sepse njeriu gjen kohë për t’iu kushtuar shoqërisë, për t’iu kushtuar shokëve. Si e gjen kohën kur i thotë dikush eja të pijmë një kafe apo një caj?! E gjen kohën dhe është i gatshëm të sakrifikojë fëmijët e tij e t’i gjejë në gjumë në darkë në emër të asaj kafeje, në emer të atij çaji, i cili është i çuditshëm gjendet çdo natë, i cili është i çuditshëm gjendet në çdo pasdite, i cili është i çuditshëm gjendet në çdo paradite dhe s’mbaron kurrë.

Ti mendon se ky njeri në Ditën e Gjykimit do të jetë i qetë?! Kur të shohë dikë që ndoshta është futur në islam shumë më vonë sesa ai, mirëpo s’ka lënë mundësi pa shfrytëzuar, normalisht që do të ndihet keq dhe do të qortojë veten e tij, minimalisht do të thotë: “Sa paskam humbur dhe sa mund të kisha përfituar.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.