Prej shenjave të Kijametit për të cilat ka njoftuar Profeti Muhamed, salallahu alejhi we selam, është: “Nuk do të bëhet Kijameti derisa të ndalohet haxhi.” Kanë thënë dijetarët që ndalimi i haxhit në hadith bëhet fjalë për ndalime të përkohshme dhe nuk bëhet fjalë për ndalim deri në ditën e Kijametit. Ngjarje si kjo që ndodhi (pandemia) nuk ishte krejtësisht, sepse nuk u ndalua krejtësisht, pra besimtarët në Arabinë Saudite e kanë bërë haxhin edhe në kohën e pandemisë, por bota ishte e kufizuar. Profeti, salallahu alejhi we selam, ka thënë që do të ndalohet, kanë thënë dijetarët që për shkak të luftrave ose për shkak të sëmundjeve, por jo që do të ndalohet krejtësisht, sepse haxhin do ta vazhdojnë edhe njerëzit në kohën e Isait, alejhi selam, sepse Isai, alejhi salatu we selam, kur të zbresi në tokë njëra nga detyrat që do të bëjë është bërja e haxhit. Profeti Muhamed, salallahu alejhi we selam, ka thënë: “Sikur po e shoh me sytë e mi vëllain tim Isain birin e Merjemes, i veshur me rrobat e ihramit duke thënë lebejk Allahumme lebejk.” Pra, Isai, alejhi salatu we selam, pavarsisht se do të zbresë në pozicionin e Isait, ai do të jetë pasues i Profetit Muhamed, salallahu alejhi we selam, dhe sheriati i tij, legjislacioni në të cilin do të jetë Isai, alejhi selam, do të jetë legjislacioni i Profetit Muhamed, salallahu alejhi we selam. Për këtë arsye ditën që ai do të zbresë në xhaminë e Damaskut, kur ta shohin muslimanët do t’i thonë: “O pejgamber i Zotit…”, se ai pejgamber është, pavarsisht se tani nuk është më në fuqi, por pejgamber është. Pra, do t’i thonë: “O Pejgamber i Zotit, futu imam.” Thotë: “Jo, imam le të bëhet njëri prej jush, se Allahu e ka nderuar umetin e Profetit Muhamed (salallahu alejhi we selam).” Dijetarët bëjnë një koment shumë interesant, kanë thënë: “Po të futej imam, i bie sikur të kthehej në fuqi (bëhet imam, udhëheq etj).” Jo. Këtu ai nuk futet imam për të dhënë të kuptojnë që ai nuk ka ardhur në fuqi si pejgamber me kuptimin e legjislacionit, ai është pejgamber me të vërtetë, por është pjesë e umetit të Profetit Muhammed, salallahu alejhi we selam.
Dr. Imam Ahmed Kalaja