…Të largohesh nga gjynahet e mëdha, sepse gjynahet e mëdha i shkatërrojnë veprat e mira, Zoti na ruajtë! Janë quajtur të mëdha, sepse futja e tyre në jetë shkatërron dhe prish gjithçka që mund të ketë bërë njeriu ose një pjesë të madhe të asaj që mund të ketë bërë njeriu, Allahu na ruajtë! E këto mëkate të mëdha janë ato mëkate që plotësojnë kriteret e mëposhtme.
Një, ose të ketë thënë Zoti dhe i Dërguari i Tij që është mëkat i madh, filan gjynah është mëkat i madh, ka thënë Zoti kjo gjë është mëkat i madh ose ka thënë Pejgamberi kjo gjë është mëkat i madh. Çdo mëkat i cili është cilësuar si i madh është mëkat i madh, gjynah i madh.
Dy, çdo mëkat dhe gjynah për të cilin është thënë: mallkuar qoftë ai që e bën këtë punë, ose këtë vepër ose këtë fjalë.
Tre, mëkat i madh quhet çdo gjynah për të cilin ka ardhur për të në këtë botë ndëshkim në kodin penal islam.
Katër, mëkat i madh quhet çdo gjynah për të cilin është thënë se në botën tjetër kush e bën këtë gjë do të dënohet në zjarrin e xhehenemit, pra, që është cilësuar nuk është thënë si të tjerat që kush bën gjynahe është në Xhehenem, por është cilësuar që kush e bënë këtë punë do të ketë këtë lloj dënimi në zjarrin e Xhehenemit.
Prandaj, o vëllai im besimtar dhe motra ime besimtare, ruaje të paktën veten tënde nga gjynahet e mëdha. Nëse bie në gjyanah të madh pendohu menjëherë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja