Çfarë funksioni ka njeriu në këtë jetë? Përse jeton? Shumë prej njerëzve thonë që njeriu jeton për të bërë qejf, për të kaluar jetën dhe pastaj çdo gjë mbaron. E kanë zhvlerësuar njeriun më poshtë sesa një shapkë e cila e ka një detyrë, e ka një punë dhe e ka një mision. E kanë zhvlerësuar njeriun më shumë sesa një facoletë, e cila në fund të fundit e ka një mision për të cilin funksionon. E ky njeri të cilit i është vënë në shërbim gjithçka dhe Zoti (xhele xhelaluhu) i ka dhënë fuqi dhe mprehtësi për të vënë në shërbim gjithçka del pa mision, pa mesazh dhe pa detyrë. A mund të jetë kjo normale?!
Më të mençurit e tyre thanë që njeriu ekziston për faktin se duhet të krijojë familje dhe duhet të jetojë aq sa duhet të jetojë. E ne ju thamë më të mençurve të tyre: “A mund të na jepni dallimin mes njeriut dhe kafshës në fund të fundit?” Për këtë arsye dhe i Madhi Zot i përgjigjet kësaj pyetje në Kuran kur thotë: “A mos vallë kujtuat se jeni krijuar kot e se një ditë nuk do të ktheheni tek Zoti për të dhënë llogari?! I Dëlirësuar është Allahu që të bëjë gjëra kot dhe pa urtësi brenda. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. Ai është Pronari i Fronit bujar.”
Dr. Imam Ahmed Kalaja