A gëzohet muslimani kur Zoti i jep vajzë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Në momentin që vajza vjen në jetë muslimani gëzohet, jo si xhahili (injoranti) që thotë: ‘Mos gocë!’. Muslimani thotë: “Elhamdulilah!”. Pse thotë elhamdulilah? Sepse ka njerëz që kanë dhjetë vite që presin për fëmijë dhe nuk ua ka dhënë akoma Zoti (xhele xhelaluhu). Ka të tjerë që kanë 17 vite, ka të tjerë që kanë 20 vite që presin e Zoti akoma nuk ua ka dhënë.

E besimtari nuk është mendjemadh ndaj mirësive të Zotit, i pranon me kënaqësi, sepse besimtari e di shumë mirë se po të ketë dy vajza e ka siguruar Xhenetin. Sebep (shkak) për të fituar Xhenetin. S’është thënë që po të kesh dy djem fiton Xhenetin. Është thënë për vajzën, se për djalin njerëzit janë në qejf dhe nuk duan inkurajim, kurse për vajzat kanë nevojë për inkurajim.

Për këtë arsye ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selam): “Nëse Zoti të jep dy vajza, i rrit, i edukon dhe i marton në islam, e ke të siguruar Xhenetin.” Pra, që në momentin e parë që ajo vjen në jetë besimtari është i gëzuar, sepse thotë: “Elhamdulilah, gjysmën e Xhenetit e kam siguruar.” E nëse i jep Allahu edhe një vajzë tjetër thotë: “Elhamdulilah, e fitova Xhenetin.”

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon