Pyetja: Jam konstatuar nga mjekësia si sterile dhe a është haram të mbes shtatzënë me donacion?
Pergjigja: Allahu (xhele xhelaluhu) thotë në Kuran: “Allahu është Ai i Cili ju furnizon me vajza, Allahu është Ai i Cili ju furnizon me djem, Allahu është Ai i Cili ju furnizon me djem dhe me vajza (apo me vajza dhe me djem), e kë dëshiron Allahu e krijon steril.” Në këtë rast nëse personi është steril, a i lejohet atij që të bëjë ndonjë lloj ndërhyrje siç është kjo lloj ndërhyrje (që thuhet ne pyetje), me donacion, në mënyrë që të ketë edhe ai pasardhës (femijë)? Nuk lejohet në islam një gjë e tillë, sepse është ndërhyrje në pemën gjenealogjike dhe nuk lejohet donacioni, as në pjesën femërore siç është bërë pyetja, por as në pjesën mashkullore. Dhe ka njerez që Zoti i krijon të tillë (siç thuhet në ajet), përderisa nuk është sëmundje që ka kurim, atëherë nuk lejohet të ndryshohet krijimi i Allahut (xhele xhelaluhu), sepse kemi te bëjme direkt me ndërhyrje në pemën gjenealogjike. Dhe ndërhyrja në pemën gjenealogjike është një nga arsyet se përse sheriati ka ndaluar imoralitetin. Përse e ndaloi sheriati (feja, pra kur themi sheriati ka për qëllim islami) imoralitetin? Sepse është ndërhyrje e drejtpërdrejte në pemën gjenealogjike. Pema gjenealogjike duhet të ruhet e pastër. Ruatja e pastër e pemes gjenealogjike të çdo njeriu është synim prej synimeve të sheriatit, për këtë arsye sheriati ka ndaluar imoralitetin. Pra ne themi, objektivat e fesë cilat janë (pesë): ruajtja e besimit të njerezve, ruajtja jetës së njerëzve, ruajtja e pasurive të njerëzve, ruajtja e mendjes së njerëzve dhe ruajtja e pemës gjenealogjike të njerëzve të pastër. Disa shtojnë dhe një të gjashtë dhe thonë ruajtja e dinjitetit njerëzor. Pesë ose gjashtë, sipas shkollave juridike islame. Kështu që, ai për shembull ai që është mashkull thotë mund të bëhet transplant i iks organi në mënyrë që te jetë…pra të merrët transplant organi riprodhues tek një mashkull tjetër, themi s’bën. Po kështu dhe femra të marri vezoret e një femre tjetër, nuk bën.
In vitro është gjë tjetër, pra tentativa mjekësore për të rikuperuar problematikat teknike që mund të ketë vezorja, apo që mund të ketë spermatozoidi. Porse kjo është brënda kurorës, thjesht kurim, thjesht kurim dhe menaxhim. Ama që të bëhet siç thuhet në pyetje, me donacion, në të dyja anët është e ndaluar fetarisht, sepse arsyetimi që ka ndaluar sheriati këtë gjë, është ndërhyrja në pemën gjenealogjike të njeriut, e cila duhet të mbesi e pastër deri aty ku jeton ai dhe duhet të vazhdojë e pastër në vazhdim. Dhe e vetmja gjë që e bën pemën gjenealogjike të paster cila është? Kurora martesore. Në momentin që dikush është i sprovuar, do të thotë që është i sprovuar dhe kjo është sprova e Zotit për këtë njeri.
Dr. Imam Ahmed Kalaja