Pyetje: Ç’është shirku i fshehtë?
Përgjigje: Përkufizimin për shirkun e fshehtë e ka bërë vetë Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) kur ka thënë: “Shirku i fshehtë është gjëja që unë më së shumti i frikësohem umetit tim. (Është) Dëshira e njeriut që kur e bën një adhurim të vlerësohet nga njerëzit.” Syefaqsia, dëshira për të marrë ndonjë lëvdatë ose për të marrë fjalë të mira, ose për të përfituar për shkak të adhurimit që bën, ky është shirku i fshehtë. Ka thënë Allahu (xhele xhelaluhu) për shirkun e fshehtë: “Çdo njeri që e ka bërë një punë dhe ka dashur dikë tjetër bashkë me Mua.” Pra, ai e ka bërë namazin për Allahun, por ka dëshiruar që edhe njerëzit të flasin mirë, apo ta përfolin për mirë, apo të ngrehet në post, se mund të jetë situata, mund të jenë kushtet dhe rrethanat që kush fal namazin konsiderohet i devotshëm, i hapen dyert se njerëzit duan njerëz të devotshëm në punë etj. Ky njeri quhet se ka bërë syefaqsi, shirk i fshehtë ose shirk i vogël. Ka thënë Profeti (alejhi selam): “Gjëja që më së shumti i frikësohem umetit tim është shirku i fshehtë (i padukshëm).”
Do të thotë Allahu në Ditën e Gjykimit: “Çdo njeri që ka bërë një vepër dhe me të ka dashur dikë tjetër përveç Meje (pra ka patur në qëllim edhe dikë tjetër), Unë do ta lë këtë njeri dhe punën që ai ka bërë, se Unë nuk kam nevojë për ortak.”
Ky njeri nuk quhet i pafe dhe i dalë prej feje, sepse ky në origjinë ka qëllim Allahun, por i është përzier diçka rrugës, kështu që nuk quhet as i pafe as i dalë prej feje, por quhet gabimtar.
Dr. Imam Ahmed Kalaja
Kliko këtu për të shikuar videon.