Pyetje: Çfarë është sexhdja e falenderimit?
Përgjigje: Sexhdja e shukrit ose sexhdja e falenderimit është një sexhde që ndodh sa herë që njeriut i ndodh ndonjë e mirë prej Zotit ose sa herë që Allahu e ruan njeriun nga ndonjë e keqe. Mbi sexhden e shukrit nuk zbatohen rregullat e sexhdes së namazit, që do të thotë se nuk është kusht që njeriu të drejtohet nga kibla, nuk është kusht që njeriu të jetë me abdes dhe ka tolerancë përsa i përket çështjes së mbulesës. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, kur i ndodhte ndonjë e mirë bënte sexhde falenderimi, kur i ndodhte ndonjë hajër, ndonjë mirësi bënte sexhde falenderimi. Sa është numri i sexhdeve të falenderimit? Numri i sexhdeve të falenderimit është nji. Si bëhet? Thuhet Allahu ekber bihet me kokë në sexhde dhe çohet njeriu, nëse thotë Allahu ekber për herë të dytë kur ngrihet s’ka problem, por mjafton që një herë të thotë Allahu ekber, të bjerë në sexhde dhe të çohet, kaq, kjo është sexhdja e falenderimit. A mund të bjerë njeriu në sexhde falenderimi siç ndodh me futbollistat kur bëjnë gol ose kur fitojnë ndeshjen? Përderisa është një mirësi për punën e tyre, për profesionin e tyre, përderisa është një e mirë atëherë bihet në sexhde s’ka asnjë lloj problemi. Si çdo e mirë tjetër, more vesh që je pranuar në një punë bën sexhde shukri, more vesh se u shit një mall që ti ke kohë që do ta shesësh bën sexhde shukri s’ka asnjë problem, more vesh se notat në provime kanë qenë shumë të larta, të kënaqshme siç ti ke dëshiruar bën sexhde shukri, dhe ai futbollisti kur bën gol jeta e tij është e lidhur pikërisht me këtë lloj profesioni dhe ai i bën sexhde Allahut xhele xhelaluhu dhe e falenderon. Janë me mijëra, apo me qindra mijëra njerëz, apo me miliona njerëz në botë që shohin sexhden e një personi dhe dikush interesohet, dikush lexon, dikush habitet, dikush mahnitet se si ky njeri në momentin më të lumtur të jetës së tij kujton Krijuesin dhe i bie në sexhde Allahut xhele xhelaluhu.
Dr. Imam Ahmed Kalaja