Pyetje: Jam një vajzë nga Tirana, para pak kohësh kam humbur babain tim dhe vazhdoj të kem brenga të mëdha, ndjehem keq dhe po devijoj nga rruga e besimit?
Përgjigje: Po pse për shembull? Pse? A nuk ka më nevojë babai yt për Zotin që ti të largohesh nga besimi? Apo ti nuk ke më nevojë për Zotin, meqë vdiq babai ti tani nuk ke më nevojë as për Zotin? Ç’janë këto lloj muhabetesh, mentalitetesh, këto lloj perceptimesh? Domethënë akoma ka njerez që besojnë se bota, universi dhe ekzistenca rrotullohet tek ata. Po mirë, Zoti çfarë duhet të bënte të pyeste ty që a t’ia mari shpirtin babit tënd? Çfarë thua ti? Si thua? Sikur Zoti t’i pyeste të gjithë njerëzit përpara se t’i merrte shpirtin të afërmëve të tyre, çfarë do të ndodhte me njerëzit? Njerëzit duhet të kuptojnë se Allahu (xhele xhelaluhu) thotë në Kuran: “Kur vjen exheli, vdekja, nuk vjen përpara dhe nuk mund të vonohet.” Mori një ditë njëri në telefon dhe më tha: “Selam alejkum hoxhë, kam një frikë të madhe tha.” I thashë: “Alejkum selam! Pse ke frikë?” Tha: “Kam frikë se mos vdes.” I thashë: “A vetëm këtë ke frikë ti?” Tha: “Po.” I thashë: “UAllahi, bilahi ke për të vdekur.” Ca t’i thoja, s’ke për të vdekur? Ta gënjeja? Të thoja mos ki frikë se s’do vdesësh? I bie që të gënjejë hoxha. “Si?” më tha mua. I thashë për herë të tretë: “UAllahi, bilahi ke për të vdekur.” Pastaj sikur i erdhi në mend pak dhe tha: “Po si, me çfarë kuptimi?” I thashë: “Me kuptimin që Zoti e ka shkruajtur që ke për të vdekur.” Tha: “Unë kam frikë mos vdes tani ose pastaj.” I thashë: “Po mirë, kjo frika jote vdekjen e sjell pak më përpara?” “Jo.”-tha. Se mashaAllah në teori ishte dhjetë. I thashë: “Po mirë, kjo frika jote e largon, a mund të të shpëtojë?” “Jo.”-tha. I thashë: “Po atëherë për çfarë trembesh?” Nëse Zoti thotë e kam caktuar unë dhe e di unë, nëse Zoti thotë që s’vjen as para as mbrapa, për çfarë trembesh?
Edhe kjo thotë që humba babain dhe meqë humba babain thotë që jam duke u ftohur në besim. Thotë Allahu: “Po bëtë mirë bëni për për veten tuaj, po bëtë keq keni bërë për veten tuaj. Ju nuk mund të më bëni Mua ndonjë të mirë.” Vetë Zoti thotë: “O njerëz ju nuk mund të më bëni Mua ndonjë të mirë.” Pra, veprat e mira, sevapet, nuk është se përfiton Zoti prej tyre, po edhe nga gjynahet e mëkatet që bëjmë ne nuk dëmtohet Zoti prej tyre. Po kush dëmtohet dhe kush përfiton? Njeriu vetë. Kështu që Zoti i madh e ka caktuar. Për shembull mund të thotë që ngaqë iku shpejt. Çfarë doje ti që të ikte avash avash që të thoje ti: “O Zot merrja shpirtin babait se është duke vuajtur”?! E kupton si është puna me njerëzit?! Nëse ikën shpejt, thonë: “Si iku shpejt? Keq.” Nëse ikën duke vuajtur një vit apo dy vite, thonë: “Ahh, sa ka vuajtur i shkreti.” Po tani si e do?! E Zoti për këtë arsye nuk pyet akënd e ka caktuar Ai si qysh tek çdo gjë, është mbyllur tek Zoti i Gjithësisë.
Dr. Imam Ahmed Kalaja