Si mund ta ruaj gruan shtatzanë nga mësyshi?

Pyetja: Çfarë duhet të thotë burri për t’u mbrojtur gruaja e tij që është shtatzënë nga syri i keq, sepse gruaja vetë nuk di?

Përgjigja: Allahu ju dhëntë fëmijë të hajrit, pasardhës të hajrit atyre që e kërkojnë këtë mirësi prej Zotit. Mirë është që në këto raste dhe situata, burri ta mësojë gruan e tij që t’i falet dhe t’i lutet Zotit, ta mësojë të marri abdes, ta mësojë si falet namazi, t’i mësojë disa sure nga Kurani, kjo është mënyra më e mirë që gruaja të jetë e ruajtur dhe e mbrojtur nga mësyshi. T’i lexoje vetë ato pjesët që duhen lexuar, në qoftë se ajo nuk i di dhe kështu kuptohet nga pyetja që ajo nuk i di, atëherë në këtë rast, më një libër të vogel, nga ato librat që ka në to dhikër dhe përmendje të Zotit (si psh. Mburoja e muslimanit), i jepet që ta mësojë apo ta lexojë vazhdimisht. Prej gjërave më të mira që e mbrojnë njeriun është falja e namazit, të qënit vazhdimisht me abdes, leximi i dy syreve të fundit të Kuranit, El Felek dhe En nas, leximi i ajetit të fundit të sures El Kalem, leximi i ajetit Kursij, leximi i dy ajeteve të fundit të sures El Bekare dhe leximi i sures El Fatiha, leximi i Elif Lam Mim, leximi i gjysëm faqes së parë të sures Err Rrahman, leximi i gjysmës së faqes se sures El Mulk. Nëse këto të duken shumë: Felek, Nas, ajeti Kursij, ajeti i fundit i sures El Kalem, gjithmonë me abdes dhe korrektësia në namaz. Dhe mos thuaj nuk i di, sepse të gjitha janë të mundura të bëhen, me një aplikacion në celular i ke të gjitha, me një libër apo me një fletëpalosje i ke të gjitha. Kështu që nuk ka asnjë lloj arsye që njeriu të thotë si të ruhem dhe si të mbrohem. Normalisht që nëse i bën të gjitha këto është shumë më i mbrojtur dhe më i ruajtur nga mësyshi. Dhe Allahu e di më së miri! Dr. Imam Ahmed Kalaja. Kliko këtu për ta shikuar videon.