Pyetje: Si e vërtetojmë hyrjen e muajit Ramazan?
Përgjigje: “Nëse e prezantoni hyrjen e muajit (e dëshmoni hyrjen e muajit)…” Çfarë do të thotë ta dëshmosh? Ta shikosh vetë ose të njoftohesh nga ata që e shohin dhe sot kjo gjë është lehtësuar, elhamdulilah. Sot është lehtësuar aq shumë situata saqë mund të shihet se cilat janë vendet islame që mund ta shohin hënën. Për këtë arsye është lehtësuar situata dhe njerëzit qysh herët mund ta dinë se kur është muaji Ramazan. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi we selem, ka thënë: “Fillon Ramazani ditën që agjërojnë njerëzit dhe dita e Fitër Bajramit është dita që e kanë Fitër Bajram njerëzit dhe dita e Kurban Bajramit është dita që e kanë njerëzit Kurban Bajram.” Pra, ecim me njerëzit, me popullin, sepse Ramazani është adhurim unifikues dhe nuk është adhurim përçarës.
Dr. Imam Ahmed Kalaja