Si duhet të veprojnë ata që kanë lënë ditë pa agjëruar?

Pyetje: Ata që kanë lënë ditë nga agjërimi, a duhet që t’i agjërojnë patjetër përpara Ramazanit?

Përgjigje: Ata që kanë lënë ditë nga agjërimi pëlqehet, preferohet, duhet që këto ditë t’i kryejnë përpara Ramazanit. Nëse për shkak të numrit të madh të ditëve apo të pamundësisë së personit për t’i plotësuar këto ditë përpara Ramazanit, Ramazani është i vlefshëm është në fuqi, ndërkohë që këto ditë mbeten borxh në kurrizin e tij, që do të thotë që duhet t’i bëjë pas Ramazanit. Pra, Ramazani është i vlefshëm edhe pse ke ditë pa plotësuar. A është më e mira dhe më perfektja që ti t’i agjërosh këto ditë para Ramazanit? Po. Po nëse nuk i agjëron dot? Atëherë mbeten borxh dhe i agjëron në të ardhmen me shpresën e Zotit (xhele xhelaluhu).
Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.