Përgjigja: Shpirtrat e njerëzve pasi njerëzit vdesin qëndrojnë në Xhenet ose në Xhehenem. Trupat e tyre janë në varret e tyre, ndërsa shpirtrat e tyre janë në Xhenet ose në Xhehenem. Argument për këtë kemi nga Kurani në suren El Mutaffifin. Në suren Mutaffifin thotë Zoti (xhele xhelaluhu) : “Kel-le in-ne kiteebel-fuxh-xheri lefi sixh-xhin”. Sixhxhin, komentatorët e Kuranit kanë thënë, pothuajse të gjithë kanë thënë, që është një rrasë në Xhehenem. Kurse argumenti për shpirtrat e besimtarëve është po në suren Mutaffifin, fjala e Zotit: “Kel-le in-ne kiteebel-ebrari lefi îl-l-lij-in”, domethënë ilijjin grada të larta të Xhennetit. Ka argument po kështu dhe në hadithet e Pejgamberit (alejhi selam) dhe prej haditheve më të spikatura që trajtojnë këtë tematikë, është hadithi i gjatë i Bera Ibnu Azim (radijAllahu teala anhu). I cili thotë, në hadith pra thuhet: “E më pas do t’i hapet një dritare nga Xheneti e më pas do t’i hapet një dritare nga Xhehenemi.” Pra bëhët fjalë për fundin e shpirtit të besimtarit ku do të jetë. Do t’i hapet një dritare në Xhenet dhe shpirti i tij nga varri i tij shkon në Xhenetet e Zotit. Ndërsa të tjerëve iu hapet një dritare nga zjarri i Xhehenemit dhe shpirti i tyre përfundon në zjarrin e Xhehenemit.
Sa për të plotësuar informacionin, jeta e varrit e ka marrë emrin jetë varri, sepse në përgjithësi njerëzit varrosen, por nuk ka të bëjë me varrin. Jeta e varrit e ka marrë emrin jetë varri, sepse në përgjithësi njerëzit varrosen, por në të vërtetë, jeta e varrit e ka emrin Barzah… në të vërtetë jeta e varrit e ka emrin Barzah. Pra në tekste përmendet Barzah…në tekste përmendet Barzakh. Barzah do të thotë vendi i ndërmjetëm, si me thënë, njeriu mbas vdekjes kalon në një stacion të ndërmjetëm, mes kësaj bote dhe ahiretit. Ahiret do të thotë bota tjetër, dynja do të jeta e kësaj bote. Barzah (është) jeta që i ka të dyja brënda, ka dynjanë, se varri është në dynja dhe trupi është i vendosur në dynja dhe ka ahiretin, sepse shpirti i njeriut është ose në Xhenet ose në Xhehenem. E ka marrë emrin jetë varri, sepse shumica e njerëzve varrosen, por kjo nuk është e kushtëzuar me varrin, që do të thotë nëse dikush ballsamoset ai e përjeton jetën e Berzahut, ose do ta kalojë atë që quhet jeta e varrit në gjuhën tonë të përdorur. Nëse dikush është djegur, s’ka varr, është djegur komplet ( është tretur si njeri, është bërë një grumbull i madh hiri, ku gjendet dhe hiri i tij po dhe hiri i gjallesave apo i bimëve, apo i pemëve apo i ka tretur vullkani kockat e tij për shembull), ose e kanë ngrënë egërsirat etj. Atëherë themi, edhe këta do të përjetojnë dhe do të kalojnë jetë varri, pavarsisht se nuk gjendet trupi i tyre, s’ka lidhje, sepse bota e Barzahut primare është ndërtuar në raportin e shpirtit pastaj të trupit. Si me thënë përjetimin kryesor në jetën e Barzahut e ka shpirti dhe trupi është dytësor. Ndryshe nga jeta e kësaj bote, parësor është trupi dhe dytësor është shpirti (këtu në dynja). Kështu që, kur nxehet njeriu prej teje? Kur ti e shan ose e ofendon, kur ti i gjuan etj. Pra perjeton në trup (materie) diçka dhe kjo transmetohet në shpirtin e tij në mendimet e tij e kështu me rradhë. Në jetën e varrit është e kundërta, ai që i përjeton parësisht gjërat është shpirti, pasojat mund të transmetohen tek trupi, që mund të hetohen ose nuk hetohen dot. Si puna e ëndrrës, shëmbullim, janë dy veta duke fjetur gjumë dhe njëri kënaqet, gëzohet, sheh sikur martohet, sikur punët i shkojnë mbarë dhe mirë etj. Ky kur zgjohet në mëngjes zgjohet i lumtur, zgjohet i kënaqur, zgjohet shumë mirë, zgjohet aktiv. Tjetri ka parë ëndërr sikur e kanë kapur armiqtë, sikur kanë dashur ta vrasin, sikur e kanë hedhur, sikur e kanë djegur etj. Ne (nuk) shohim me sytë tonë asnjë lloj dallimi ndoshta tek të dy, ose shohim njërin që bën një gjumë shumë të qetë, ndërsa tjetri djersitet, bërtet etj. Faktikisht, ai që i përjeton të mirat në ëndërr, apo përjetimet në ëndërr, është shpirti jo trupi, ama efekti vjen tek trupi i njeriut ose pasojat vinë tek trupi i njeriut, pra edhe trupi përjeton dicka të rëndë, diçka të keqe etj. Për këtë arsye thonë njerëzit ëndërr e mirë dhe ëndërr e keqe. Ëndërr e mirë, sepse e qetëson njeriun. Ëndërr e keqe, sepse e ka trembur e ka shqetësuar, i ka shkaktuar ankth etj. Edhe jeta e varrit, shpirti është në Xhenet, pasojat mund të transmetohen tek trupi ose mund të mos transmetohen që ta kapim ne, sepse është botë e fshehtë. Edhe shpirti në Xhehenem, pasojat mund të transmetohen tek trupi që ne të shohim diçka në varr, ose mund të mos transmetohen fare tek trupi që ta shohim ne, por faktikisht aty ka përjetim (ose përjetim për mirë ose përjetim për keq, varet se ku është destinuar për të qenë njeriu). Jeta e varrit, nëse është bekim dhe mirësi, do të thotë që çdo stacion që vjen mbas jetës së varrit është lumturi dhe sukses.
Nëse jeta e varrit është vuajtje dhe dënim, është njëri prej dy rasteve s’ka rast të tretë: ose është dënim dhe ndëshkim me pafundësi ndëshkimesh (vetëm se ka fillu këtu dhe do të vazhdojë në përjetesi, kjo do të jetë për jobesimtarët) dhe mund të jetë jeta e varrit ndëshkim dhe dënim për besimtarin dhe kjo shërben që ai të pastrohet në stacionet që vinë mbrapa varrit. Pra për dikë, i ka mbetur vetëm varri që të pastrohet dhe të jetë Xhenetli, atëhërë i lan gjynahet që i kanë mbetur në varr, vuan dhe përjeton rëndë jetën e varrit dhe kur del përpara Zotit në botën tjetër del pa gjynahe. Ose del me gjynahe te përgjysmuara, pra shërben jeta e varrit që t’i përgjysmohen gjynahet, ose shërben jeta e varrit që t’i kalojnë gjynahet në treçerek për shembull, ose i shërben jeta e varrit që dënimi mbi gjynahet t’i lehtësohet, ose që dënimi në Xhehenem t’i lehtësohet nga me mijëra vite në qindra vite, nga qindra vite në dhjetëra vite, nga dhjetëra vite në disa vite, nga disa vite në disa muaj. Pra, jeta e varrit, nuk do të thotë që për çdo besimtar do të jetë një jetë e lumtur, jo, mund të jetë njeriu besimtar gjynahqar, por që do të përjetojë jetën e varrit dhimbshëm dhe keq dhe kjo do të shërbejë që ai të pastrohet për stacionet që do të vinë më pas. Dhe Allahu e di më smiri.
Dr. Imam Ahmed Kalaja