Nëse një femër ka në rrjetet e saj sociale foto pa mbulesë, a i pranohet asaj namazi? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetja: Nëse një femër ka në rrjetet e saj sociale foto pa mbulesë, a i pranohet namazi?

Përgjigja: S’ka lidhje fare. Nuk i lejohet një femre muslimane që të bëjë gjëra të tilla, por nëse ka kjo nuk ka lidhje me namazin. Është njësoj sikur të jetë një femër e pambuluar, a i pranohet namazi një femre e cila është e pambuluar? I pranohet namazi, s’ka lidhje. A do të thotë kjo që i lejohet femrës të rrijë e pambuluar? Jo, nuk do të thotë kështu. Femra e ka haram të dali e pambuluar. Po namazi a pranohet? Namazi pranohet. Pra, janë gjëra që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Dr. Imam Ahmed Kalaja