Pyetje: Nëse na ka vdekur një i afërm dhe kemi frikë nga vdekja, si mund ta largojmë frikën?
Përgjigje: Duke lexuar Kur’an, aty do të gjesh fjalën e Zotit: “Nuk ka për të ndodhur vetëm se ajo që ka shkruajtur Zoti.” Aty do të gjesh fjalën e Zotit, ku Zoti, xhele xhelaluhu, thotë: “Kur vjen momenti i exhelit nuk mund të vijë para kohe dhe nuk mund të shtyhet.”
Kështu që vdekja e njeriut është e shkruajtur nga Zoti, exheli i tij është i përcaktuar dhe nuk ka lidhje kjo me vdekjen e dikujt. Prandaj, nëse dikush prej familjes tënde ka ndërruar jetë ti duhet të lutesh për të që Zoti ta mëshirojë e ta bëjë prej banorëve të Xhenetit, t’i lutesh Allahut për shpirtin e tij dhe mos të fiksohesh në këto gjëra.
Dr. Imam Ahmed Kalaja