Nëse jemi të ftuar dhe na serviret alkol në tavolinë, si të veprojmë? – Dr. Imam Ahmed Kalaja

Pyetje: Nëse unë jam i ftuar në një drekë ose në një darkë dhe personi që ka ftuar, ka ftuar dhe njerëz të tjerë dhe kur ulemi, njerëzit e tjerë, jo ne muslimanët, kërkojnë alkool?

 

Përgjigje: Themi: përpara se të shkojmë deri tek ftesa, ne duhet të jemi të qartë në normat tona dhe gjithsecili prej nesh duhet t’i lërë një vend vetes së tij tek të tjerët; që do të thotë: përderisa ai po të fton ty ai e din se kë ka ftuar dhe nëse ai nuk është i qartë për këto lloj tematikash ti ia bën të qartë që unë në vendin ku ulem, në tryezën ku ulem nuk dua që të kem alkool. Kështu që kjo çështje mund të zgjidhet: ata që duan alkool ulen në një tavolinë në vete dhe ne muslimanët që falim namaz ulemi në një tavolinë në vete dhe nuk bashkojmë tavolinat. Pra, janë disa gjëra që duhen sqaruar. Është mirësi kur ti e din se personi nuk i ka shumë problem këto gjëra dhe nuk e sheh si shqetësim.

Unë mendoj se situata do të ishte pak e sikletshme atëherë kur njeriu ndodhet përballë faktit të kryer, pra është ulur, është rregulluar dhe kur bëhen porositë dikush prej njerëzve porosit edhe alkoolin ose verën, dhe kjo është me të vërtetë situatë e sikletshme, se përpara është mirë që ne t’i sqarojmë njerëzit, edhe njerëzit ta dinë që ne jemi besimtar që falim namazin dhe një besimtar musliman që fal namaz nuk bën të ulet në një tavolinë ku serviret alkooli, siç ka thënë Pejgamberi (alejhi salatu ue selam). Kjo është e zgjidhshme si situatë se ne përpara duhet t’i kemi gjërat e qarta.

Çfarë të bëjmë nëse ndodhemi në një situatë të tillë, pra jemi mbledhur dhe dikush porosit alkool? Unë mendoj që në këtë rast duhet të bëhet një komunikim i drejtëpërdrejtë me të zotin e ftesës dhe t’i thuash për këtë çështje dhe ai duhet t’ju mbrojë juve, duhet t’ju dali në krah juve. Për këtë arsye është mirë që të bësh një komunikim me të dhe t’i thuash: “Të lutem se s’na lejohet.” Nëse thotë: “Jo se ju nuk po e merrni vetë alkoolin.” I thua: “Jo, neve nuk na lejohet e ndenjura në tavolinë, se ti na ke ftuar neve për drekë, atëherë na e bëj respektin tamam, sepse neve nuk na lejohet e ndenjura në këtë tavolinë ku ka alkool.” Kështu që ata të zhdëpen në birrë hallall, në verë hallall, por jo në birrë alkoolike, në verë alkoolike, ose në pijet e tjera që kanë alkool, sepse nuk bën që të ulesh në atë takim. Njeriu në ato momente duhet të vërë në punë edhe intuitën, zgjuarsinë, duhet që të dali nga situata. Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: “Kush dëshiron që të arrijë diçka Zoti ka për t’ia mundësuar nëse është i sinqertë.” Edhe muslimani në situata të tilla, nëse ndodhet në siklet, por është i sinqertë, Allahu (xhele xhelaluhu) ka për t’ia dhënë një zgjidhje.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

Kliko këtu për të shikuar videon.